Dhomat e Specializuara të Kosovës dalin me njoftim

  • A.P /
  • 07 December 2023 - 17:11
Dhomat e Specializuara të Kosovës dalin me njoftim

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së dhe të tjerëve për këtë javë ka përfunduar kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjykimi do të rinis më 11 dhjetor.

Seanca e ardhshme do të mbahet javën tjetër, me fillim nga ora 09:00, ku do ta vazhdojë dëshminë dëshmitarja Sandra Mitchell.

“Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 11 dhjetor. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë të hënën, më 11 dhjetor, në ora 09:00, kur dëshmitarja Sandra Mitchell pritet të vazhdojë dëshminë e saj”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)