Sot mblidhet dy komisione parlamentare

  • E.K /
  • 08 December 2023 - 08:05
Sot mblidhet dy komisione parlamentare

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione do të mblidhet sot, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata do të diskutojnë për rolin e institucioneve të Kosovës në parandalimin dhe luftimin e rasteve të dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje.

Gjithashtu, do të flitet edhe për të arriturat dhe sfidat.

Po ashtu sot do të mblidhet edhe ai për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim që do ta shqyrtojë Projektligjin për organizimin e tregut për produktet bujqësore si dhe atë për ndryshime klimatike.

(Kosova Sot Online)