Ilir Morina: Për Masakrën e Dubravës nën hetim janë 88 të pandehur, një është në paraburgim

  • E.K /
  • 08 December 2023 - 11:21
Ilir Morina: Për Masakrën e Dubravës nën hetim janë 88 të pandehur, një është në paraburgim

Prokurori, Ilir Morina ka konfirmuar se për Masakrën e Dubravës janë duke u hetuar 88 të pandehur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se janë duke vazhduar hetimet dhe duke i mbledhur provat.

“Ka filluar shqyrtimi gjyqësor për rastin e masakrës së Dubravës. Nën hetim janë 88 të pandehur. Ky hetim ka filluar që një kohë të gjatë pasi ishte lëndë e EULEX-it, një të pandehur e kemi në paraburgim, është sfidë të kryhet një hetim lufte për dy vjet, por këto janë mundësitë ligjore. Me ligj paraburgimi është 2 muaj”.

“Për të pandehurit e tjerë vazhdojnë hetimet, domethënë Masakra e Dubravës nuk përfundon me këtë aktakuzë. Ne jemi duke vazhduar hetimet, jemi duke i mbledhur provat dhe në momentin që do të jemi gati, në përputhje me kushtet ligjore të përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale do të procedojmë edhe ndaj këtyre të pandehurve të tjerë”.

(Kosova Sot Online)