Shtime: Mbushte pishinën nga gypi ilegal, shkyçet një shtëpi nga shërbimet e ujësjellësit

  • E.K /
  • 08 December 2023 - 12:45
Shtime: Mbushte pishinën nga gypi ilegal, shkyçet një shtëpi nga shërbimet e ujësjellësit

Kompania rajonale e ujësjellësit “KRU Prishtina” njofton se po vazhdon aksioni i shkyçjeve nga shërbimet e ujësjellësit për borxhe të mëdha.

Aksioni i shkyçjeve po realizohet në Shtime, gjersa kanë shkyçur një shtëpi në të cilën ka një gyp pa ujëmatës, e të cilin e shfrytëzon për mbushje të pishinës.

“Shkyçen konsumatorë nga shërbimet e ujësjellësit për borxhe të mëdha. Shkyçet një shtëpi, në të cilën ka një gyp pa ujëmatës, e të cilin e shfrytëzon për mbushje të pishinës në rrugën ‘Brukseli’ në Shtime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)