Maqedonci në Pragë, kërkon përkrahje politike të shteteve pjesëmarrse për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO

  • E.K /
  • 08 December 2023 - 13:30
Maqedonci në Pragë, kërkon përkrahje politike të shteteve pjesëmarrse për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në takimin e zgjeruar ministerial të Ministrave të Mbrojtjes të iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore, vendeve të Grupit të Vishegradit, si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Maqedonci, nga aty kërkoi përkrahje politike për synimin e Kosovës që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Ndër të tjerash kërkova përkrahjen politike të shteteve pjesëmarrse në synimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe në NATO, si rrugë që do të mundësonte ngritjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor me Kosovën, shtet kontribues në ruajtjen e paqen në rajon dhe më gjerë”, shkroi ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

(Kosova Sot Online)