Hovenier: Mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë ambasadorit të Shqipërisë Petrit Malaj

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 16:25
Hovenier: Mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë ambasadorit të Shqipërisë Petrit Malaj

Me ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, është takuar sot ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hovenier tha se mezi pret që të punojë me të për integrimin e Kosovës në strukturat ku ajo aspiron.

“Mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë ambasadorit të Shqipërisë Petrit Malaj. Mezi presim të punojmë së bashku ndërsa mbështesim integrimin e Kosovës në strukturat europiane dhe euroatlantike”.

(Kosova Sot Online)