Zbulohet arsyeja pse Lajçak u takua me ambasadorin Hill në Bruksel

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 22:36
Zbulohet arsyeja pse Lajçak u takua me ambasadorin Hill në Bruksel

Në Bruksel me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, është takuar sot i dërguari special i Bashkimit Evropian në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajçak ka thënë se bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së në dialog është i shkëlqyer.

“Është kënaqësi të shohësh Ambasadorin Hill në Bruksel këtë javë! Është gjithmonë e dobishme të shkëmbesh mendimet dhe të planifikosh hapat e ardhshëm. Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer BE-SHBA në dialog”, ka shkruar emisari evropian në rrjetin social “X”.

(Kosova Sot Online)