Gjakovë: Një person plagos vetën me armë zjarri

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 09:21
Gjakovë: Një person plagos vetën me armë zjarri

Një person dyshohet se në gjendje të dehur ka plagosur vetën dje në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia shton tutje se pas tretmanit mjekësor i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i Policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Rugovë, Gjakovë 08.12.2023 – 04:00. I dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur, dyshohet se ka plagosur vetën me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy pistoleta dhe katër fishekë. Pas tretmanit mjekësor i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)