Konfiskohen 490 euro false në Graçanicë, ishin monedha metalike nga 2 euro

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 09:46
Konfiskohen 490 euro false në Graçanicë, ishin monedha metalike nga 2 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar para false në fshatin Preoc të Graçanicës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Paratë e konfiskuar kanë qenë monedha metalike 2 euro, vlera e të cilave arrinte 490 euro.

Policia bën të ditur se monedhat janë konfiskuar.

“Fsh. Preoc, Graqanicë 07.12.2023 – 15:30. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike 245x2€ në vlerë 490 € të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)