Abdixhiku: Kjo qeveri ka braktisur qytetarët e Kosovës, prandaj njerëzit tanë po e braktisin atdheun e vet

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 11:52
Abdixhiku: Kjo qeveri ka braktisur qytetarët e Kosovës, prandaj njerëzit tanë po e braktisin atdheun e vet

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, para fillimit të takimit të Këshillit të Përgjithshëm ka ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka thënë se Kosova sot s’ka politikë publike, por një Qeveri arrogante dhe popullsitë.

“Ne kemi një plan. Kemi një program të detajuar në 22 fusha. Mbi 5 miliardë euro investime në çdo sferë të jetës publike. Prandaj këtë plan duhet ta shpërfaqim sa më shumë. Të kapërcejmë nga kurthi i së shkuarës, në diskutime për atë që ka rëndësi- për vet të ardhmen. Këtë diskutim, këtë komunikim, sot në Kosovë s’ka kush tjetër ta bëjë. Këtë komunikim, këtë diskutim, duhet ta bëjmë vetëm ne”, ka deklaruar Abdixhiku.

Abdixhiku tutje ka thënë se Qeveria është dorëzuar, pas sipas tij nuk ka arritur të shpenzojë më shumë se 29% të buxhetit për investime kapitale në vend, duke shtuar se për 3 vjet nuk ka lënë asnjë shenjë, asnjë projekt.

“Kjo qeveri ka braktisur qytetarët e Kosovës, prandaj njerëzit tanë po e braktisin atdheun e vet. E ne kemi nevojë për një qeveri që përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të vet nuk e sheh si dorëzim, por si mirëkuptim i një fatkeqësie ekonomike”, tha ai.

(Kosova Sot Online)