Arrestohet një person në Suharekë, gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 16:16
Arrestohet një person në Suharekë, gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar

Një person është arrestuar nga dje në fshatin Leshan të Suharekës, përcjell “Kosova Sot Online”.

I njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.

Policia ka njoftuar se tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe tri gëzhoja.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Leshan, Suharekë 08.12.2023-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)