Deliu: Qeveria Kurti do ta lë Skënderajn pa asnjë projekt të ri për vitin 2024

  • A.P /
  • 11 December 2023 - 16:39
Deliu: Qeveria Kurti  do ta lë Skënderajn pa asnjë projekt të ri për vitin 2024

Qeveria do ta lë Skënderajn pa asnjë projekt të ri për vitin 2024, ka deklaruar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas saj Qeveria po hakmerret dhe po e diskriminon atë rajon.

“Asnjë projekt i ri për komunën e Skënderajt nga Qeveria për vitin 2024. I pabesueshëm, niveli i hakmarrjes dhe diskriminimit me të cilin po qeverisë ky Kryeministër. Turp i madh!”, shkroi deputetja, duke publikuar një pjesë të raportit të institutit GAP për ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)