Lokali në Suedi ku punonte Liridona del me një njoftim të ri për fondet

  • E.k /
  • 12 December 2023 - 07:56
Lokali në Suedi ku punonte Liridona del me një njoftim të ri për fondet

“Lejas Café”, lokali suedez ku kishte punuar e ndjera Liridona Ademaj, ka njoftuar se është mbyllur afati për mbledhjen e fondeve – mjetet e grumbulluara do t’i dorëzohen familjes, transmeton “Kosova Sot Online”.

Për ta nderuar familjen e saj, lokali në fjalë nisi të mblidhte fonde dhe i ka falënderuar ata që dhuruan.

Në njoftim janë thënë fjalë të mira për Liridonën.

”Edhe një herë, duam të ju falënderojmë shumë të gjithëve për angazhimin tuaj të madh dhe të gjitha fjalët, veprat dhe mendimet e bukura që keni kontribuar. Mbledhja e fondeve për familjen e Liridonës është mbyllur me këtë rast dhe do t’i kalojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.

“Do te kujtojme gjithmonë me buzëqeshjen me te madhe ne buze. Aty ku gjithmonë keni qëndruar pozitiv dhe keni marrë klientë në arkë. Ti kishe një zemër të artë. Ishe miqësore dhe e dobishme. Ishe bujar dhe gazmor. Ti ishe një yll në punë. Ti ishe një model se si duhet të jetë një punonjës në Lejas. Erdhe si engjell dhe ike si engjell. Shpirti yt pushoftë mes yjeve më të ndritshëm të parajsës. Ishe i dashur dhe do të na mungosh përgjithmonë. Mirupafshim Lilly jonë më e bukur”, thuhet në përshkrim.

(Kosova Sot Online)