Kastrati del me akuza: Albin Kurti është rrenc i madh derisa Besnik Bislimi - hajn

  • A.P /
  • 12 December 2023 - 16:26
Kastrati del me akuza:  Albin Kurti është rrenc i madh derisa Besnik Bislimi - hajn

Akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi, ka hedhur deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai duke komentuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kësaj periudhe ka thënë se kjo parti ka dështuar brenda, në aspektin politik e mos të flasim në atë të jashtëm.

Madje për kreun e ekzekutivit Kastrati ka thënë se është “rrenci më i madh që ka përjetuar skena politike kosovare”.

“Është madje njeri i kobshëm, sepse ka shkelë mbi gjakun e njerëzve për me i realizu objektivat e veta politike. Për Kosovën është tregu shumë i rrezikshëm”, ka thënë Kastrati në “Përballje”.

Ndërsa, Bislimin ai e ka akuzuar për hajni.

“Besnik Bislimi është ‘hajn’. Ai vitin e kaluar i ka pasur 3 mijë e 700 euro mëditje me shku në Bruksel dhe me i udhëheq bisedimet me Serbinë. Por, rezultati i tij dhe i ekipit të Albin Kurtit është autonomi me nenin shtatë”, ka thënë Kastrati, duke shtuar se i njëjti është pasuruar shumë tash e tri vjet prej kur është në pushtet.

(Kosova Sot Online)