Mblidhen këto komisione parlamentare

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 08:07
Mblidhen këto komisione parlamentare

Sot mblidhen disa komisione të Kuvendit të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, sot do të bëjë shqyrtimin e raportit të punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022, shqyrtimin e planit të Performancës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2024 dhe shqyrtimin e raportit me rekomandime për Projektligjin Nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Kurse Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka këtë rend të ditës. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisioni Funksional për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes për Projektligjin Nr. 08/L- 240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil, Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për Projektligjin nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 06/L – 037 për metrologji, shqyrtimi i Raport me amendamente i  Komisioni Funksional për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për Projektligjin  nr.08/L-255 për shërbime sociale dhe familjare.

Po ashtu bëhet shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për Projektligjin nr.08/L-244 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 06/L-043 për lirinë e asocimit në Organizata Joqeveritare, shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Legjislacion Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit për Projektligjin nr.08/L-227 për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitraz, shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Legjislacion Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit për Projektligjin nr. 08/L-182 për Konfliktet Administrative, shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Republikës së Kosovës për miratimin e taksës vjetore për vitin 2024, shqyrtimi i  Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Republikës së Kosovës për vitin 2022, shqyrtimi i Planit të Përformances të Fondit të Kursimeve Pensionale të Republikës së Kosovës për vitin 2024, shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022, shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-254 për Administrimin e Procedurave Tatimore dhe shqyrtimi  i  Projekt- Kodin Doganor dhe të Akcizave nr.08/L-247.

Ndërsa Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka të këtë të ditës: Shqyrtimi i raporti me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 06/L – 037 për metrologji, Shqyrtimi i raportit me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin Nr. 08/L- 240 për Agjencinë e regjistrimit civil, Shqyrtimi i raportit me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-255 për shërbime sociale dhe familjare, shqyrtimi i raportit me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-244 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 06/L-043 për lirinë e asociimit në organizata joqeveritare, shqyrtimi i raportit me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin nr.08/L-227 për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh dhe shqyrtimi i raportit me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin nr. 08/L-182 për konfliktet administrative.

(Kosova Sot Online)