Ndarja e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët, reagon Rukiqi: Shteti nuk zhvillohet me ndihma

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 13:49
Ndarja e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët, reagon Rukiqi: Shteti nuk zhvillohet me ndihma

Anëtari i kryesisë së LDK’së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rukiqi ka thënë se shteti nuk zhvillohet me ndihma.

“Blerja e votës vazhdon, me mjete të taksapaguesve, përmes vendimeve të Qeverisë.Nuk e ka bërë asnjë investim në arsim, shendetësi, çerdhe, rrugë, energji. Mjetet e pashpenzuara ku duhet, po i shpërndan për të blerë vota. Ne të njejtën kohë, ka perkeqësuar ambientin për biznes dhe për investime.

SHTETI NUK ZHVILLOHET ME NDIHMA”, ka shkruar Rukiqi.

(Kosova Sot Online)