Shtesat 100 euro për pensionistë dhe fëmijë, Demi: Duhet një qeveri që punon, e jo një qeveri dembele

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 15:47
Shtesat 100 euro për pensionistë dhe fëmijë, Demi: Duhet një qeveri që punon, e jo një qeveri dembele

Agron Demi, nga instituti GAP, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ndau 100 euro shtesa për fëmijë dhe pensionistë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka bërë një analizë ku ka thënë se mënyra e qeverisë për mbështetje të qytetarëve nuk është e duhur.

Tutje, Demi ka shkruar se sipas Raportit të KE për Kosovën, 18% e popullsisë në Kosovë jeton në varfëri apo me 45 euro në muaj.

Demi ka shkruar se qeveria në këto tre vite nuk ka bërë asnjë hap t’i identifikojë familjet në nevojë.

(Kosova Sot Online)