Abdixhiku del me program: Kosova s’zhvilohet me lëmoshë

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 21:00
Abdixhiku del me program: Kosova s’zhvilohet me lëmoshë

Programin “Rruga e Re”,  Lidhja Demokratike e Kosovës e ka publikuar online, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në Facebook, kreu i kësaj partie politike, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zotimet e LDK-së janë në këtë program politik.

”Programin Politik ‘Rruga e Re’, atë të zhvillimit, projekteve të mëdha infrastrukturore, të investimeve rrënjësore në shëndetësi, arsim, teknologji, polici, mbrojtje, energjetikë, sport, kulturë e familje – dhe jo vetëm – mund ta shkarkoni në këtë link. Mbi 100 projekte e nisma kapitale për të ardhmen e Republikës tonë; plot 5 miliardë euro investime në 4 vjet. Këto janë zotimet tona, ky është udhërrëfimi ynë sot”.

“Kosova nuk zhvillohet me lëmoshë.  Kosova nuk ndërtohet me varfëri ambiciesh. Kosova meriton zhvillim dhe ‘Rruga e Re’ është zgjidhja. Atë e prezantuam para 8000 pjesëmarrësve më 19 nëntor; atë do ta prezantojmë secilën ditë nëpër Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku.

LDK-ja ka mbajtur konventën në nëntor, duke e rizgjedhur Abdixhikun si kryetarin e këtij subjekti politik. 

(Kosova Sot Online)