A do të arrestohet Sali Berisha nga SPAK-u?

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 21:46
A do të arrestohet Sali Berisha nga SPAK-u?

Artan Hoxha, gazetar nga Shqipëria ka folur për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe akuzat që ngritën mbi të, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai përmendi Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar (SPAK) që po e heton Berishën nga tetori i këtij viti.

E arsyaja pse Berisha nuk mund të arrestohet sipas Hoxhas është për shkak të moshës, pasi legjislacioni thotë se pas moshës 75-vjeçare ka arrest shtëpiak nëse personi nuk përbën rrezik.

“Ky hetim ka nisur në vitin 2020 pas një kallëzimi që ka bërë ministri i brendshëm që është sot në Shqipëri Taulant Balla, vetëm më 2 tetor të këtij viti SPAK’u e regjistruar emrin e Sali Berishës nën hetim, më datën 16 tetor SPAK’u i është drejtuar për masë sigurie gjykatës dhe ka kërkuar masë sigurie, arrest me burg për dhëndrin e Sali Berishës dhe masën e sigurisë detyrim me paraqitej për Berishën dhe i ka marrë pasaportën, për ta penguar që të largohet nga Shqipëria”.

(Kosova Sot Online)