Klinaku reagon pas vendimit të Apelit kundër Sali Mustafës

  • E.K /
  • 14 December 2023 - 11:56
 Klinaku reagon pas vendimit të Apelit kundër Sali Mustafës

Paneli i Apelit sot ka shpallur aktgjykimin në çështjen kundër ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, përcjell “Kosova Sot Online”.

Apeli ka marrë vendim që komandant Calit t’ia zbus dënimin e shqiptuar në shkallën e parë, nga 26 në 22 vite burgim.

Pas këtij vendimi ka reaguar Faton Klinaku, ushturese i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së.

“Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”, shkruan Klinaku mbi fotografinë e Calit, duke e cituar këtë të fundit – me fjalinë që e kishte thënë në nisje të gjykimit të tij në Speciale.

(Kosova Sot Online)