Osmani paralajmëron dërgimin e draft statutit në Gjykatë

  • E.K /
  • 15 December 2023 - 11:50
Osmani paralajmëron dërgimin e draft statutit në Gjykatë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar dërgimin e draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të hartuar nga ndërkombëtarët në Gjykatën Kushtetuese, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se Kushtetuesja duhet ta thotë nëse ky draft-statut është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Siç e dini, së fundi Kosovës i është dorëzuar një propozim, draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i hartuar nga partnerët tanë. Përderisa vlerësimi i hartuesve është se një draft i tillë është në harmoni me Kushtetutën, dua të ritheksoj se institucioni që duhet ta bëjë këtë vlerësim duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Është me rëndësi që të gjtihë ne, pa dallim partiak, të ulemi dhe bashkarisht të përgatisim komentet tona bazuar në shqetësimet që mund t’i kemi dhe t’i dërgojmë ato në Gjykatën Kushtetuese kurdo që ky draft do të dorëzohet para këtij institucioni”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)