Ky është parashikimi i motit për fundjavë

  • A.P /
  • 15 December 2023 - 16:39
Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe bore, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet –2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 0-1 gradë Celsius.

Ndërsa të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)