Macron: Jam i hapur për bisedime për të siguruar paqe

  • A.P /
  • 15 December 2023 - 21:46
Macron: Jam i hapur për bisedime për të siguruar paqe

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të premten se ende është i hapur të bisedojë me homologun e vet rus, Vladimir Putin, nëse kjo do të ndihmonte në sjelljen e paqes së qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Macroni dhe Putini gëzonin marrëdhënie të mira pune para se Rusia ta niste pushtimin e fqinjit të vet në shkurt 2022.

Përpjekjet diplomatike të Macronit disa javë para se të nisnin luftimet dështuan për ta parandaluar luftën, por ai e kishte mbajtur të hapur për disa muaj linjën e komunikimeve me presidentin rus.

Marrëdhëniet e tyre diplomatike dhe personale u përkeqësuan shumë me vazhdimin e luftës. Në fillim të këtij viti, Macroni e kishte menduar mundësinë për t’ia hequr Putinit medaljen më të lartë franceze të nderit.

(Kosova Sot Online)