Prizren: Policia gjen një person të vdekur, ishte i shtrirë përmbys afër derës së shoferit

  • E.K /
  • 16 December 2023 - 08:46
Prizren: Policia gjen një person të vdekur, ishte i shtrirë përmbys afër derës së shoferit

Një burrë është gjetur i vdekur dje në fshatin Zojz të Prizrenit, përcjell “Kosova Sot Online”

Sipas raportit të Policisë, fillimisht është raportuar për një veturë të braktisur, por kur kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur një burrë të shtrirë përmbysë afër derës së shoferit.

Në raportin e Policissë thuhet se rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“VDEKJE E DYSHIMTË – Fsh. Zojz-Prizren 15.12.2023-08:40. Është raportuar për një veturë të braktisur dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbys afër derës së shoferit. Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)