Drenasi mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm, shkak turbullira dhe ndërprerja e energjisë

  • E.K /
  • 16 December 2023 - 14:28
Drenasi mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm, shkak turbullira dhe ndërprerja e energjisë

Drenasi ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas KRU “Prishtina”, kjo për shkak të turbullirës dhe ndërprerjes së energjisë elektrike.

Energjia elektrike është ndërprerë në orën 11:00 në Bivolallk.

“Ju njoftojmë se si shkak i turbullirës dhe ndërprerjes së energjisë elektrike, Drenasi është pa furnizim me ujë të pijshëm. Energjia elektrike është ndërprerë në orën 11:00 në Bivolallk”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)