Detaje nga gara fatale në autostradën 'Ibrahim Rugova' që la tre të rinj të vdekur

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 10:00
Detaje nga gara fatale në autostradën 'Ibrahim Rugova' që la tre të rinj të vdekur

Në dalje të Autostradës “brahim Rugova”, mes të shtunës e së dielës, pak pas mesnate, ndodhi një aksident i rëndë në kilometrin e 15′, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për pasojë aty mbetën të vdekur Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

Në raportimin e policisë për rastin thuhet se këta tre persona, rreth të 20′ tave, janë goditur nga një veturë që kishte humbur kontrollin. Por, sipas raportimeve të mbrëmshme ata ishin duke e ndjekur një garë ilegale mes veturave në autostradë.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.”

(Kosova Sot Online)