Ky është personi nga ky vend i Kosovës i cili vdiq pasi u qëllua disa herë me thikë

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 13:43
Ky është personi nga ky vend i Kosovës i cili vdiq pasi u qëllua disa herë me thikë

Mbrëmjen që lamë pas, Gjilani është tronditur nga një rast i kobshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Armend Behluli ka vdekur si pasojë e therjes me thikë.

Burime  bëjnë të ditur se dorasi është Dibran Tahiri.

I njejti dyshohet se ka qëlluar shtatë herë me thikë Behlulin për motive ende të paqarta.

Viktima u dërgua me shenja jete në spital, mirëpo nuk ka arritur që t’i bëjë ballë plagët.

Jozyrtarisht mësohet se të njëjtit kanë patur lidhje shoqërore në të kaluaren. 

(Kosova Sot Online)