Kamberi me një thënie pas fitores: Sa herë që hyja në ring, gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë

  • E.K /
  • 18 December 2023 - 08:16
Kamberi me një thënie pas fitores: Sa herë që hyja në ring, gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë

Shaip Kamberi ka treguar se ka arritur ta sigurojë një mandat për deputet në Kuvendin e Serbisë përmes listës shqiptare, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se nga rezultatet që disponojnë kanë fituar rreth 11 mijë e 500 vota, por thotë se në bazë shumimit për pakicave, do të kenë mbi 13 mijë – që thotë se janë të mjaftueshme për ta fituar një mandat.

E pas kësaj arritje, Kamberi ka vendosur që me një thënie të boksierit Muhamed Ali t’i godasë ata që ishin kundër gjatë gjithë kohës.

“Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa (Muhamed Ali)”, ka shkruar Kamberi mëngjesin e hershëm të ditës së sotme në Facebook-un e tij.

(Kosova Sot Online)