Takohet Grupi Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në KiE

  • E.K /
  • 18 December 2023 - 08:23
Takohet Grupi Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në KiE

KiE Grupi Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës sot do të zhvillojë takimin e radhës.

Në këtë takim marrin pjesë zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Më 12 korrik të këtij viti kabineti qeveritar miratoi propozim/vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për themelimin e Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Më 12 maj 2022, Kosova filloi procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës duke dorëzuar një aplikim në selinë e qendrore të këtij institucioni, në Strasburg.

Grupi Koordinues do të ketë një rol të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit të brendshëm, si dhe në ofrimin një pasqyre sa më të saktë dhe koherente të situatës në Kosovë lidhur me të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. 

(Kosova Sot Online)