Ambasada Gjermane e lëshon vizën e fundit turistike

  • E.K /
  • 18 December 2023 - 11:51
Ambasada Gjermane e lëshon vizën e fundit turistike

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka dorëzuar vizën historike të fundit turistike që e lëshon ambasada gjermane në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bujar Rrustemi ishte qytetari të cilit ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ia dorëzoi personalisht pasaportën me vizë.

“Është viza e fundit e rregullt”, tha Rohde. “Është dashur të ndodhë shumë vite më parë”, tha ai duke folur për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Rohde kujtoi se kishte deklaruar se do të jetë ambasadori i fundit në Kosovës që do të merret me liberalizimin e vizave dhe tha se e ka mbajtur fjalën.

(Kosova Sot Online)