Dy vëllezër në Fushë Kosovë sulmohen me thikë, i dyshuari në arrati

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 08:45
Dy vëllezër në Fushë Kosovë sulmohen me thikë, i dyshuari në arrati

Dy vëllezër në Fushë Kosovë janë sulmuar fizikisht me thikë nga një person, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, ata janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ndodhet në arrati.

“Fushë Kosovë, 18.12.2023, 22:26. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht me armë të ftohtë (thikë) dy viktimat vëllezër meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim, njëri ndalet për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa tjetri është liruar në shtëpi. I dyshuari ndodhet në arrati”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)