Malishevë: Burri raporton se gruaja e tij vazhdimisht ushtron dhunë në familje

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 15:48
Malishevë: Burri raporton se gruaja e tij vazhdimisht ushtron dhunë në familje

Në Malishevë, dje një burrë e ka raportuar gruan e tij në Polici, për dhunë në familje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personi në fjalë ka raportuar se bashkëshortja e tij në vazhdimësi është duke u shkaktuar dhunë në familje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullt.

“Malishevë 18.12.2023-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi është duke u shkaktuar dhunë në familje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)