Viti: Tejkaloi kolonën, shoferi dënohet nga policia me 150 euro, ia marrin patentë shoferin për tre muaj

  • E.K /
  • 20 December 2023 - 08:34
Viti: Tejkaloi kolonën, shoferi dënohet nga policia me 150 euro, ia marrin patentë shoferin për tre muaj

Një shofer në Viti është gjobitur me 150 euro, dy pikë negative dhe ndalimi i ngasjes së mjeteve motorike për tre muaj, pasi ka tejkaluar në kolonë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, ai është dënuar për shkak se ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe se është në kundërshtim me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

“Zyrtar Policor të Stacionit Policor Viti gjatë kontrollit në trafik në rrugën ‘’Hoxhë Jonuzi’’ në Viti, kanë hasur në një kundërvajtës i cili gjatë ngasjes së automjetit bënë tejkalim të kolonës me automjet duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe në kundërshtim me ligjin për rregullat në trafikun rrugor. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre (3) muaj.”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)