Prishtinë: Arrestohet babai, rrahu vajzën e tij

  • E.K /
  • 21 December 2023 - 15:51
 Prishtinë: Arrestohet babai, rrahu vajzën e tij

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person është arrestuar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS

Rr. Frederik Niqi-Prishtinë,20.12.2023-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-vajzës së tij. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin policor.

(Kosova Sot Online)