Pas sulmit në Pragë, ambasada e Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 17:52
Pas sulmit në Pragë, ambasada e Kosovës del me njoftim

Ambasada e Kosovës në Pragë ka publikuar numrin e telefonit për të gjithë shtetasit e Kosovës nëse kanë nevojë për ndihmë pas sulmit në këtë qytet që la së paku 11 persona të vrarë, përfshirë sulmuesin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, ambasada iu tha qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve çeke.

“Pas raportimeve për një sulm të armatosur në qendër të Pragës, përkatësisht në Fakultetin e Filozofisë, Universitetin e Karlit. Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. Ju lutemi kontaktoni Ambasadën në +420 257 217 775 për çdo kërkesë për ndihmë konsullore”, ka njoftuar ambasada kosovare në Pragë.


(Kosova Sot Online)