Ky është parashikimi i motit për fundjavë në Kosovë

  • A.P /
  • 22 December 2023 - 23:00
Ky është parashikimi i motit për fundjavë në Kosovë

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me shi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet –2 deri 1 gradë celsius), ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë selsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Sipas Institutit të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

(Kosova Sot Online)