Përgatituni: Ja si do të jetë moti për javën e fundit të vitit 2023

  • A.P /
  • 24 December 2023 - 12:09
Përgatituni: Ja si do të jetë moti për javën e fundit të vitit 2023

Java e fundit të vitit 2023, do të ketë mot stabil, kryesisht me diell e ultësirave mjegull apo vransira të ulëta, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

25.12 – Kryesisht me diell dhe butë.  Në mëngjes ultësirave mundësi për mjegull.

26.12 – Në mëngjes ultësirave mjegull.  Ditën kryesisht me diell e butë.

27.12 – Kryesisht me diell.  Ultësirave mjegull që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

28.12 – Kthjellët dhe me diell.  Ultësirave mjegulla mund të mbetet edhe gjatë ditës.

29.12 – Pas mëngjesit me mjegull ultësirave, ditën kryesisht me diell dhe vransira kalimtare.

Qetësitë dominojnë gjatë kësaj jave.  Herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s.  Të premten frynë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi 3-7m/s.

Shtypja atmosferike në rritje dhe mbetet e lartë mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)