Serbia vlon nga protestat, Vuçiq ka postuar një foto duke ngrënë një mollë

  • E.K /
  • 25 December 2023 - 08:09
Serbia vlon nga protestat, Vuçiq ka postuar një foto duke ngrënë një mollë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar në rrjetet sociale menjëherë pasi xhandarmëria ka shpërndarë qytetarët protestues.

“Momente pushimi në presidencë. Është e rëndësishme të ruhet paqja, të arrestohen të dhunshmit dhe të sigurohet e ardhmja për fëmijët tanë. Dua që ju të dashur miq, ta dini se unë jam gjithmonë në vendin tim të punës dhe gati për të mbrojtur stabilitetin e shtetin, bëj thirrje për përmbajtje, por edhe për të ruajtur pa mëdyshje vendin. Serbinë tonë. E vetmja”, tha Vuçiq.

Me këtë akt Vuçiq sërish në mënyrë të neveritshme ka “poshtëruar” njerëzit që protestuan kundër parregullsive në zgjedhjet, të cilat u mbajtën të dielën e kaluar.