Dodë Gjergji në meshën e Krishtlindjes bëri thirrje për paqe e solidaritet

  • E.K /
  • 25 December 2023 - 08:17
Dodë Gjergji në meshën e Krishtlindjes bëri thirrje për paqe e solidaritet

Në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt mesha kryesore e Krishtlindjeve, e udhëhequr nga Ipeshkivi i Kosovës, Dodë Gjergji, përcjell “Kosova Sot Online”.

Duke përmendur rëndësinë e Krishtlindjeve, Ipeshkvi Dodë Gjergji tha kjo është festë për të qenë falënderues ndaj Krijuesit, për të cilin tha na bën më të fortë.

Ipeshkvi Dodë Gjergji bëri lutje edhe për personat në nevojë, teksa bëri thirrje për më shumë paqe në botë, për të cilën tha po shkatërron fatin e shumë njerëzve.

“Dëshiroj me gjithë zemër t’i lutem Zotit për të gjithë njerëzit që kanë nevojë, për të sëmurët, për ata të cilët u mungon kujdesi, dashuria, sidomos lutem për paqe në botë sepse paqja në shumë vende është duke shkatërruar fatin e shumë njerëzve, jetën e shumë të pafajshmëve dhe në që kemi përjetuar këtë të keqe të angazhohemi që të ruajmë paqen pas nesh”, tha ai.

(Kosova Sot Online)