Nesho: Ja pse Vuçiç është rrezik konflikti në rajon

  • A.P /
  • 25 December 2023 - 19:29
Nesho: Ja pse Vuçiç është rrezik konflikti në rajon

Ish diplomati, Agim Nesho është shprehur se Vuçiç ka deklaruar qartë se do të vazhdojë të jetë një satelit rus në Ballkan dhe se ekziston një rrezik për krijimin  një vatre ko0nflikti në rajon.

"Unë shpresoj që qëndrimi i SHBA-së ti bashkohet dhe vendeve evropiane dhe kanë një inerci të madhe në lidhje me ndryshimin e  qëndrimeve të tyre dhe në lidhje me Serbinë kanë si prioritet që të anëtarësohet në BE. Vendet autokratike janë rrezik i krijimit të vatrave të konflikteve në qendër të europës.

Më bëri përshtypje biseda që bëri Vuçiç me ambasadorin rus në Beograd dhe falënderimi ndaj autoriteteve ruse sa i përket paralajmërimit se autoritetet perëndimore po tentojnë destabilizimin e situatës në Serbi. Dhe ajo ka thënë se nuk do të lejohet kthimi i Serbisë si sheshi mejdan.

Vuçiç pavarësisht perëndimi kërkon të jetë pjesë e europës por ai po qëndron në duart e Rusisë, së dyti ku edhe Rama ka bashkëpunuar ngushtë me të liderin serb dhe ato sa herë i preken interesat janë të gatshëm të largohen nga perëndimi.

(Kosova Sot Online)