Abazoviç për Edi Ramën: E meriton të quhet “baba i kombit”

  • E.K /
  • 26 December 2023 - 07:57
Abazoviç për Edi  Ramën: E meriton të quhet “baba i kombit”

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë se kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, e meriton të quhet “baba i kombit”, meqë sipas tij, ia ka ndryshuar imazhin shqiptarëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

AI tha se Rama e ka sjellur Procesin e Berlinit për herë të parë në Tiranë.

“E meriton me quajt baba i kombit. Për një imazh të mirë të shqiptarëve. Shqipëria ka arrit të jetë në Këshill të Sigurimit të udhëheq mbledhjet ku marrin pjesë shumica e shteteve të botës. Janë gjëra historike për Shqipërinë dhe imazhin e shqiptarëve në botë. E ka sjell Procesin e Berlinit për herë të parë në Tiranë”, tha Abazoviç gjatë një interviste në Kanal 10.

(Kosova Sot Online)