Netanyahu sulmohet nga familjet e pengjeve

  • A.P /
  • 26 December 2023 - 14:02
Netanyahu sulmohet nga familjet e pengjeve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u sulmua nga familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi teksa ai mbajti një fjalim ditën e djeshme mbi krizën në vend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të afërmit që mbanin pankarta dhe kërkonin kthimin e të dashurve të tyre u mblodhën jashtë bazës Kirya në Tel Aviv teksa lideri izraelit fliste.

Ndërkohë kujtojmë se pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar për një ndalesë, Izraeli ka thënë se është i vendosur të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit pas sulmit të 7 tetorit.

Ditën e djeshme gjatë fjalës së tij udhëheqësi izraelit u zotua të vazhdojë luftën kundër militantëve të Hamasit dhe u tha ligjvënësve nga partia e tij Likud se lufta ishte larg përfundimit.

“Ne nuk po ndalemi. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe po e zgjerojmë luftën në ditët në vijim. Do të ketë një betejë të gjatë dhe nuk është afër përfundimit.” u shpreh kryeministri, Netanyahu.

(Kosova Sot Online)