Voziti me shpejtësi 142 km/h ku ishte 60, gjobitet me 300 euro dhe tre muaj ndalim të vozitjes

  • E.K /
  • 27 December 2023 - 11:11
Voziti me shpejtësi 142 km/h ku ishte 60, gjobitet me 300 euro dhe tre muaj ndalim të vozitjes

Policia e Kosovës njofton se ka gjobitur një shofer pasi i njëjti nuk ka respektuar kufizimin e shpejtësisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h ka identifikuar shoferin, duke drejtuar mjetin me shpejtësi 142 km/h.

Shoferi është gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

(Kosova Sot Online)