12 milionë euro do të merren nga katër komunat në veri për të paguar një pjesë të borxhit ndaj KOSTT-t

  • A.P /
  • 27 December 2023 - 16:36
12 milionë euro do të merren nga katër komunat në veri për të paguar një pjesë të borxhit ndaj KOSTT-t

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se afro 12 milionë euro do të merren nga katër komunat në veri për të paguar një pjesë të borxhit ndaj KOSTT-t, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Ministri Murati ka thënë se energjia elektrike e shpenzuar është borxh, e ai duhet paguar.

Postimi i plotë:

Energjia elektrike e shpenzuar është borxh, dhe borxhi duhet paguar.

Andaj me vendimin që morëm sot në mbledhje të Qeverisë, do të merret buxheti i katër komunave në veri të vendit, dhe do të shfrytëzohet për të paguar një pjesë të borxhit ndaj KOSTT-it që është akumuluar nga devijimet deri më tani.

Shuma totale prej 11,880,246.33 euro, përfshirë edhe mjetet e alokuara të Fondit Zhvillimor në Mirëbesim, merret nga katër komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe i transferohet KOSTT-it për të paguar një pjesë të borxhit për energjinë e shpenzuar.


(Kosova Sot Online)