Maqedonci flet për investimet në armatim, thotë se i harxhuan 239 milionë euro

  • S.A /
  • 28 December 2023 - 12:28
Maqedonci flet për investimet në armatim, thotë se i harxhuan 239 milionë euro

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në konferencën fundvitit ka folur në lidhje me të arriturat e kësaj ministrie gjatë vitit 2023, duke thënë se gjatë këtij viti kanë rekrutuar 627 rekrutë aktiv, transmeton "Kosova Sot Online "

Maqedonci u shpreh se zhvillim pozitiv ka pasur edhe në ngritjen e pagave, siç u shpreh ai, sidomos tek pjesa e gradave të ulëta.

“Gjatë këtij viti kemi rekrutuar 627 rekrutë aktiv, ndërsa që nga fillimi i mandatit ne kemi rekrutuar 1 mijë e 836 pjesëtarë të rinj, duke dyfishuar pothuajse numrin total të ushtarakëve, me një rritje prej 66,87 për qind”, ka deklaruar Maqedonci”.

“Te ngritja e pagave ka pasur zhvillim pozitiv, kemi ngritje te pagave, sidomos tek pjesa e gradave të ulëta, ku përfshihen ushtarët, tetarët e karrierës dhe tetarët me gradë”, është shprehur ai.

Ministri ka folur edhe për investimet në armatim, ku ka thënë se i kanë harxhuan 239 milionë euro, përcjell Klankosova.tv.

“Arritje shumë e veçantë është investimi në sisteme të armatimit, me një buxhet që ka shënuar rritje mbi 100 për qind në raport me vitin 2022, është investuar 28 për qind më shumë në blerjen e armatimit gjatë këtij viti, apo nga përafërsisht 4 milionë që janë investuar në qeverinë e kaluar në sisteme të armatimit, shifra ka arritur në 239 milionë euro investime në sisteme të armatimit”.

“Dronët Bajraktar janë një nga llojët e shumta të sistemeve moderne të armatimit me të cilat është pajisur Forca e Sigurisë së Kosovës dhe që mbështet zhvillimin në përgjithësi në përputhje me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, është shprehur tutje Maqedonci.

(Kosova Sot Online )