Djali rrah babanë në Malishevë, e bën për spital

  • E.K /
  • 29 December 2023 - 10:14
Djali rrah babanë në Malishevë, e bën për spital

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në Malishevë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person është arrestuar, ku pas një fjalosje dyshohet se ka sulmuar fizikisht babain e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Policia ka njoftuar se viktima ka marrur trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Malishevë / 28.12.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një fjalosje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babain e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)