Kurti: Ushtria jonë po rritet

  • E.K /
  • 29 December 2023 - 11:05
Kurti: Ushtria jonë po rritet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kjo gjeneratë e rekrutëve të FSK-së janë të veçantë sepse janë numri më i lartë i diplomuarve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se ndjehet krenare me ushtarët e FSK-së.

“Ushtria jonë po rritet e do të zhvillohet në vazhdimësi me të rinj e të reja si ju që dëshirojnë t’i shërbejnë atdheut, pikërisht si shqiponja sy patrembur që qëndisur si emblemë keni në krahë e që me nder e krenari bartni uniformën e FSK-së. Kjo ndjenjë krenarie është rrjedhojë e një pune të madhe ekipore: Investimet ministrore në trajnimet e shkollimet e ushtarakëve dhe furnizimet me armatime e pajisjeve të tjera, më shumë se kaq, investimin tuaj shpirtëror dhe gatishmërinë për ta mbrojtur atdheun dhe të ardhmen e tij. Nga sot jeni shtylla e radhës e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)