Trafiku Urban del me njoftim: Gjatë vitit 2023 12 milionë qytetarë kanë udhëtuar me autobusë

  • A.P /
  • 29 December 2023 - 17:28
Trafiku Urban del me njoftim: Gjatë vitit 2023 12 milionë qytetarë kanë udhëtuar me autobusë

Gjatë vitit 2023 gjithsej 12 milionë qytetarë kanë udhëtuar me autobusët e ndërmarrjes, ka njoftuar Trafiku Urban, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tyre ky është rekord i ri për ndërmarrjen dhe përgjegjësi që në vitin e ardhshëm të angazhohen për shërbime edhe më cilësore.

“12 milionë udhëtarë gjatë vitit 2023. Një rekord i ri për ndërmarrjen tonë dhe një përgjegjësi për të gjithë ne, që gjatë vitit 2024 të angazhohemi për shërbime edhe më cilësore”, thuhet në njoftimin për media.

(Kosova Sot Online)