Gjobitet një grua që voziti 110 km/h në zonën ku u desh 40 km/h

  • E.K /
  • 30 December 2023 - 13:25
Gjobitet një grua që voziti 110 km/h në zonën ku u desh 40 km/h

Në rrugën ku shpejtësia ishte paraparë të jetë 40 km/h, një grua nga Gjilani voziti 110 km/h, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferja është gjobitur prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj.

Kundërvajtësja u kap nga njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrollit të automjeteve me radar në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, bën thirrje policia.

(Kosova Sot Online)