
Lajçak: Zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të shpallen pa vonesat të mëtejshme

Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ka deklaruar se pret që zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të shpallen pa vonesa të mëtejshme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajçak beson se funksionalizimi i plotë i përfaqësuesve lokalë në veri të Kosovës është i domosdoshëm për deeskalimin e situatës dhe për procesin më të gjerë të normalizimit.
“Është e nevojshme edhe për vazhdimin e krijimit të bashkësisë së komunave me shumicë serbe”, tha Lajçak për Politika, shkruan Gazeta Sinjali.
“Më vjen keq që regjistrimi i grupeve nismëtare fillimisht u përball me pengesa të papritura administrative, por që atëherë kam marrë garanci nga Kosova se këto probleme do të zgjidhen së shpejti në mënyrë që mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të fillojë menjëherë”, tha Lajçak
Ai ka thënë se situata në Kosovë është e brishtë dhe se nuk mund të kemi njëkohësisht përshkallëzim apo tensione dhe progres në normalizimin e marrëdhënieve.
Ai gjithashtu theksoi se dialogu është platforma e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura.
(Kosova Sot Online)